
Sonte
para këngëve të Hildegardës
kullë vrojtimi e mbjellë në bar të egër
një majë kripë në fluturim
kundër bykut të vizioneve.
Karroca largohet
në rrugën e gurtë
pika e misionit të perspektivës.
Vetëm një dorë e shtrirë
gishtat e të cilit janë të heshtur
kur ftohet
fustane lulesh nusesh
e të qeshurave të përmbajtura
përballë plakut me galoshet e erës.
441








